Mitrovicë – Qindra serbë kanë protestuar të enjten në veri të Mitrovicës kundër arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Jovica Milkoviç, që ishte arrestuar më 17 maj nga Policia e Kosovës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në shkatërrimin e kontejnerit të policisë në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Protestuesit në mesditë janë tubuar në numër të vogël tek ura kryesore mbi lumin Ibër, prej nga kanë vazhduar rrugën në drejtim të gjykatave, ku edhe janë bashkuar me protestues tjerë.
Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë, si dhe pankarta me mbishkrime për lirimin e Jovica Milkoviçit dhe të gjithë serbëve tjerë të pafajshëm që po mbahen nëpër burgje. Protesta ka vazhduar e qetë, pa ndonjë incident. (LajmeShqip.com)
Thursday, 24 May 2012 14:53