Mitrovicë- Serbët kanë përfocuar rojet në barrikadat e vendosur në veri të Kosovës, pavarësisht se kjo mënyrë për të kundërshtuar sovranitetin e Prishtinës është kritikuar edhe nga Beogradi.
Mediat Kosovare raportojnë se trupa shtesë janë parë në urën e Ibrit, por kujdestaria me roje nga popullsia civile është shtuar edhe në barrikadat e Zupçit dhe Dolanit. 
Sipas serbëve, ata do të jenë të gatshëm të ndalojnë edhe mjetet e EULEX dhe KFOR, nëse do të jetë nevoja, ndërsa kërcënuan me mbylljen e pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Sipas agjencisë serbe te lajmeve “Sërna”, serbët po merren me aktivitetet e tyre bujqësore, “por kjo nuk ndikon në gatishmërinë e tyre që në rast nevoje të mblidhen tek 16 barrikadat” e vendosura në pjesën veriore të Kosovës.
Kohët e fundit janë shtuar polemikat lidhur me zhvillim e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës, plan i cili është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar, por është mbështetur nga serbët në veriun e Kosovës.
Sunday, 25 March 2012 18:17