Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 11:53

“Nuk do të këtë qarkullim dhe lëvizje të lirë për personalin dhe makinat e EULEX-it në veriun e Kosovës”, kështu kanë theksuar përfaqësuesit e strukturave paralele serbe.

Vëtëm 3 makina në ditë të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, mund të bëjnë patrullë në very në pikalimet kufitare G1 në Jarinjë të Leposaviçit  dhe G31 në Bërrnjak të Zubin Potokut deklaroi Radenko Nekelokoviç, i ashtuquajturi kryetar i qarkut të Mitrovicës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it në një takim të mbajtuar në Zvecan.

Sipas burimeve të portalit Lajmeshqip.com, Nedelkoviç  edhe këtë kalim të tri makinave në ditë e ka kushtëzuar që të jenë nën shoqërimin e KFOR-it dhe të mos bartin doganierë apo policë shqiptarë si dhe në kohë të paralajmrojnë itinerarin e lëvizjes.

Itinerari i lëvizjës së EULEX-it sipas burimeve është shumë i rëndëshëm për strukturat paralele serbe, pasi që ato kanë frikë nga ndonjë arrestim i mundshëm i serbëve në veri.

Gjithashtu Nedelkoviç i ka kushtëzuar lëvizjën e ndërkombëtrave në veri edhe për një tjetër arsye pasi nuk duan që ndërkombëtarët të kryejnë asnjë lloj hetimi për serbët e veriut pa njoftuar të ashtuquajturit udhëheqës të strukturave paralele në veri.

 Kjo e fundit sipas Nedelkoviç bëhët për arsye të ruajtjes së rendit dhe qetësis në verin e Kosovës në të kundërtën, strukturat paralele nuk garantojnë  lëvizjen e ndërkombëtarëve në veriun e Kosovës.

Burimi më tej ka shtuar se edhe pse forcat ndërkombëtare nuk kanë pranuar kërkesa të tilla në realitet, por në heshtje po ndodh pikërisht ajo që kërkojnë strukturat serbe.