Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 14:13

Mitrovicë- Një autokolonë e KFOR-it është ndaluar sot rreth mesditën në rrugën Zubin Potok-Zvecani nga ana e grupeve kriminale serb në vendi e quajtuar Banov Do.

Sipas burimeve të portalit shkak për këtë ndalim të autokolonave të ushtarëve të NATO-së bnga ana e grupeve kriminale serb ka qenë se në konvoj kanë qenë edhe dy makina të EULEX-it.

Konvoj i KFOR-it është kthyer mbrapshtë dhe rruga është liruar ka thënë për media Dobrosav Dobriç i ashtuquajtur udhëheqës i Zvecanit.

Sipas tij KFOR-i duhet të respektoj marveshjen dhe të mos bëjë dërgimin e doganierëve dhe policëve shqiptarë si dhe të mos ketë makina të EULEX-it me veti. Ndërkohë më pas autokolonë është lejuar që të shkojë në Jarinjë.