Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 17:27

Mitrovicë – Organizuar nga Teatri Profesionist i Qytetit “Sandër Prosi” dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kuvendit të Komunës, të hënën në Mitrovicë fillon Festivali Tradicional i Komedisë, në të cilin marrin pjesë grupe teatrore nga vendi dhe Shqipëria.

Halit Barani, drejtues i deritashëm i Teatrit të Qytetit “Sandër Prosi” në Mitrovicë, thotë se qëllimi i organizimit të këtij festivali është gjetja dhe afirmimi i vlerave teatrore të komediografëve shqiptarë, nxitja e krijimtarisë artistike teatrore, zbulimi dhe inkurajimi i talenteve të rinj, që konsiderohet një investim në të ardhmen.

Në festival do të marrin pjesë teatrot nga Podujeva, Vushtrria, Prishtina, Vlora dhe Tirana.

Ndryshe, festivali do të ketë edhe aktivitete përcjellëse ditore, ku do të hapen ekspozita të ndryshme nga fusha e artit figurativ, fotografisë, etnografisë, etj.