Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 14:49

Prishtinë – Komandanti i KFOR-it Erhard Byhler, tha se rruga në Zubin Potok është e lirë. Rruga për veri të Mitrovicës është e lirë si për komunikacionin civil  ashut edhe për atë ushtarak.

Ushtarakët ishin të bindur për të bërë këtë hap, ngase kam përshtypjen që edhe qytetarët janë të lodhur, ka thënë ai.

Ndryshe, për lirimin e rrugës KFOR-i dhe forcat e EULEX-it do të kishin ndërmarrë , ka shtur Buhler.

Ai e vlerësoi arritjen e marrëveshjes nga palët pa ndonjë ekces.

“Ata dje për qarkullimin e KFOR-it kishin hapur një korsi të rrugës, gjatë natës rruga ishte bllokuar sërish ndërsa sot rruga është e lirë. Nuk shoh ndonjë arsye që të bllokohet rruga sërish.Nëse ndodh ndonjë arrestim, në çdo ligjor të botës gjykatësi lëshon fletëarrestin për arrestim dhe ky vendim konfirmohet pas dëgjimit të të arrestuarit. Gjykatësi i ka marrë parasysh të gjitha dëshmitë e parashtruara dhe vendimin e gjykatësit ne të gjithë duhet ta pranojmë. Gjithkush ka të drejtë ta shprehë pakënaqësinë e tij, por bllokimi i rrugës për disa ditë nuk është mjet ligjor”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler.