Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 16:35

Mitrovicë – Në veri barrikada në urën mbi lumin Ibër ruhet nga grupet kriminale serbe ndërsa në jug ruhet nga policia e Kosovës dhe KFOR-it, apo grupe të policisë speciale të EULEX-it.

Mesa duket tashmë askush nuk mund t’i largoj barrikadat e vendosuar në verin e Mitrovicës dhe Kosovës, që janë vendosuar tash e 6 muaj më parë. Rojtarët e barikdave, janë persona të grupeve kriminale serbs, e ndiejnë veten shumë komodë në këto bardikada edhe në këto ditë dimri të ftohta.

Barrikadat tashmë kanë zënë vend të rendësishëm në jetën e qytetarëve të Mitrovicës të cilët për çdo ditë i shohin ato në urën kryesore mbi lumin Ibër. Kanë filluar të dalin edhe batuata për këto barrikada si hajde shkojmë e shofim se “mos ndokush ma ka ngacmuar barrikadën”, apo, mos “kush ma ka marr zallin në barikad”, “mos e prek barrikadën” se policia të arreston etj etj. Këto batuta sidomos dëgjohen tek të rinjët kryesishtë tek nxënsit e shkollave të mesme të qytetit.

Por ka rast që persona të ndryshëm vijnë edhe nga qytete të tjera të Kosovës për të bërë një foto tek barrikada, pra janë kthyer edhe në një lloj turizmi për banorët që nuk janë të Mitrovicës.

Ndërsa banorët e qytetit të Mitrovicës, janë të zhgënjyer me qëndrimin kaq të gjatë të barrikadave që janë vendosur nga grupet kriminale serbe në cepin verior të urës mbi lumin Ibër.

“Për ne në Mitrovicë askush nuk çan kokën, as Qeveria e Prishtinës. Është e trupshme që këto barrikada në zemër të qytetit të na e zënë frymën, nga këtu tani më nuk po mundem të shikoj as banesën time që e kam 100 m nga kjo barricade” -shprehet Qazim Hyseni. “Këtu rojet e barrikadave qenkan vendosuar shumë mirë, ata paskan çadra dhe kontenier, sobën e druve e paskan mbrenda se po e shikoj edhe tymin që del.  “Askush nuk po guxon me t’u flasë, e pra le të qëndrojnë dhe le ti ruajnë qeveria e jonë le të flerë. Po ku ndodh në botë që policia e një shteti të ruajë barrikadën që është vendosuar nga kriminelet, po kjo po ndodhëm vetëm në Kosovë” ka thënë Hyseni i irrituar duke u larguar nga ura mbi lumin Ibër të mërkurën pas mesditës.

Konkretisht, barrikada në veri ruhet nga grupe të krimit të organizuar serb ndërsa në jug ruhet nga policia e Kosovës 24 orë pa ndërprerë. Kështu që prej 6 muajsh, veriu i vendit, është nën kontrollin e grupeve kriminale serbe, që në këtë pjesë të Kosovës bëjën ligjin.

Të dy magjistralet e veriut të Kosovës ajo e Ibrit që të shpien për në pikë-kalimin  kufitarë në Jarinjë G 1 dhe e Adriatikut që të shpie për në pikë-kalimin kufitarë G31 në Bërnjak, mbeten të bllokuara dhe të barrikaduara nga grupet kriminale serbe.

“Nga këto grupe kriminale serbe, edhe KFOR-i duhet të kërkoj leje për të lëvizuar në atë pjesë, qoftë edhe për të bërë ndërrimin e ushtarëve apo për t’i furnizuar ata me ushqime”, ka thënë një burimi i portalit. Ndërsa sa i takon pjestarëve të EULEX-it, burimi ka shtuar se ata në asnjë moment nuk guxojnë të lëvizin në atë pjesë të Kosovës vetëm. “EULEX në atë pjesë, lëvizë vetëm nën shoqërimin e KFOR-it” ka thënë burimi. Barrikadat po ruhen nga grupe kriminale, të cilat paguhen çdo mujore nga Qeveria e Serbisë thotë burimi.

“Të gjitha deklaratat e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë janë vetëm për konsum ndërkombëtar se gjoja po përpiqen që t’i bindin serbët që të largojën barrikadat apo të heqin dorë nga referendumi. Këto deklarata janë gënjeshtra të qeveritarëve të Serbisë, pasi nëse ato do të dëshironin të largonin barikadat mjaftonvtë ndërpresin financimin e rojtarëve të tyre. Tadiç e qeveria e tij kanë planin për ndarjen e Kosovës dhe për këtë qëllim ai nuk heq dorë nga barrikadat” ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit.

“Me deklerat e tij Tadiç po gënjen dhe po mashtraon opinionin ndërkombëtar se gjoja është për largim të barrikadave dhe kthimin e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës, por në realitet ai vepron ndryshe” thotë një tjeteër burim ndërkombëtar i portalit. Burimi ndërkombëtar ka fajësuar edhe qeverinë e Kosovës se nuk është duke punuar që nga veriu të largohen barrikadat dhe në atë pjesë të kthejnë rendin dhe ligjin. (LajmeShqip.com)