Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 10:00

Mitrovica, qyteti dikur i kulturës, sportit dhe ekonomis, tani duket se mezi po merr frymë me mushkri të sfilosura e shumë e lodhur. Duket se në vitin 2012, Mitrovica është duke u futur e lodhur dhe me një ekonomi që po përpëlitet me frymen e fundit për të ekzistuar. Është i vetëmi qyteti në Kosovë, por edhe në Evropën, që nuk ka sistem të drejtësisë, pra nuk funksionojnë fare gjykatat.

Qytet që në zemerën e tij tash e mbi 4 muaj ndahet me barikada në mes e që për qytetarët e këtij vendi është një shëmti e neveritshme. Veriu i Mitrovicës, me 1.5 km, që dominohet nga serbët, është kthyer në qendër të krimit, ku nuk sundon ligjin e ku të fortit hedhin vallen e tyre, drejtojnë jetën në këtë pjesë të Mitrovicës.

Në anën tjetër jugu ku dominohet nga shqiptarët, shumë më i madhe se veriu, respektohet rendi dhe ligjin por në një nivel jo të kënaqëshëm. Në këtë qytet mundësia e kontrabandimit dhe krimit të organizuar është shumë më e madhe.

Makinat vidhën në jug e përfundojnë në varrezat e makinave në veri, kur vidhën në veri përfundojnë në varrezat e makinave në jug. Deri sa krimi është në nivelim më të madh të mundshëm në veri, për çudi atje funksionojnë shumë polici dhe struktura tjetra të sigurisë si policia e Kosovës, ajo e Serbisë, Mbrojtja Civile e Serbië, KFOR-I e deri para 4 muajsh edhe policia evropiane EULEX.

Të tëra këto struktura të sigurisë kanë bashkëjetuar në një territor prej 1.5 km, por që mjerisht nuk kanë luftuar krimin apo kontrabandën apo më mirë të themi kanë bashkjetur me të. Mitrovica njihet si qyteit i kulturës, për këtë duhet të përmendim vetëm familjes Qena dhe Mikullovci të cilat që pas luftës së dytë botërore menjëherë kanë hapur Teatrin profesional të Mitrovicës para të gjitha qyteteve të tjetra të Kosovës.

Qytete i sportit, me fushë tenisi, rreth viteve 1900 me kulbe të Kajak e Kanu, por tani këto kanë vetëm një histori dhe asgjë më shumë. Viti që po lëmë pas për Mitrovicën ka qenë i shoqëruar dhe do të kujtohet për dy ngjarje që kanë trondituar këtë qytet Kosovën por edhe më gjërë. Barikadat e vendosuar në rrugë nga grupet kriminale serbe që bllokuan tërësisht Mitrovicën por edhe 18 % të territorit të Kosovës pra veriun e saj.

Ngjarje tjetër që Mitrovica do të jetë në mendjen e qytetarëve të saj por edhe të Kosovës është vrasja e Policit të Kosovës,  trimit e tani më heroit të Kombit e të Kosovës Enver Zymberit. Zymberi ra në një pusi të ngritur në afësri të Zubin Potokut nga grupet kriminale serb më 26 korrik në orët e para të pas ditës, ndërsa ishte duke shkur me urdhër të eperorëve të tij në pikën kufitare në Bërnjak.

Por ky vit do të hyjë edhe në historinë e vendit për sulmin e grupeve serbe të krimit mbi pjestarët e KFOR-it ku janë plagosuar rëndë e lehtë rreth 50 ushtarë të NATO-s. Prej të gjitha këtyre që u thanë prap po kthehemi se edhe në vitin 2012, qyteti i minatorëve po hyn i ndarë në dysh me shumë plage dhe me mushkri të sfilosura.