Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 19:19

Quhen mitet mё tё mёdhenj tё rock n’rollit… Me tё dёgjuar edhe pёr vdekjen e Amy Winehouse, nё moshёn 27-vjeçare, na vjen ndёr mend nёse mallkimi i numrit 27 ёshtё i vёrtetё apo jo.

Ky mallkim ёshtё titulluar “Pёrgjithmonё Klubi 27”, ose “Club 27”,  duke qenё se 34 muzikantё kanё vdekur nё kёtё moshё, duke pёrfshirё Kurt Cobain (1994), Jim Morrison (1971), Jimi Hendrix (1970) dhe Janis Joplin (1970).

Amy ёshtё kёngёtarja mё e fundit qё i ёshtё bashkuar kёtij klubi. Ajo u gjet e vdekur nё shtёpinё e saj nё veri tё Londrёs; nuk priti tё bёhej 28-vjeçe, mё 14 shtator. Nё nder tё kёtyre artistёve tё shkёlqyer ne po ju kujtojmё performimet e tyre mё legjendare nё jetёn e tyre tё shkurtёr, 27-vjeçare.

Thuhet se Amy Winehouse mund tё ketё vdekur nga ovёrdoza, tё shtunёn, mё 23 korrik.

Nё mёnyrё ironike dhe tragjike, kёnga e saj mё e njohur ishte “Rehab”. (LajmeShqip.com)