Xhoplin – Në tornadon, e cila e goditi qytetin Xhoplin në shtetin federal amerikan Misuri, jetën e humbën të paktën 116 persona, ndërsa autoritetet druajnë se numri i viktimave do të rritet dhe se kjo është tornadoja më vdekjeprurëse deri tani.
“Tre të katërtat nga qyteti me rreth 50. 000 banorë janë shkatërruar, kështu që numri i viktimave do të jetë shumë më i madh”, deklaroi zëdhënësja e guvenatorit të Misurit, Kristi Bertelson.
Ekipet e shpëtimit nga tërë rajoni janë dërguar në Xhoplin për kërkim nën rrënojat, ndërsa përfaqësuesi i autoriteteve të qytetit Mark Ror deklaroi se numri i të lënduarve ende nuk është konfirmuar.
Guvernatori i Misurit Xhek Nikson shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama, i cili ndodhet për vizitë në Evropë, u ka shprehur ngushëllim familjeve të viktimave.
Sipas të dhënave të Administratës kombëtare për oqeane dhe atmosferë, numër më i madh i viktimave nga tornadoja është shënuar në Flint, në shtetin Miçigen, në vitin 1953 kur jetën e kanë humbur 116 persona.
Tuesday, 24 May 2011 19:15