Një njoftim zyrtar është shpërndarë nga Miss Univers Kanada dhe nuk lë hapësira për të dyshuar. Jenna Talackova, një studente nga Vankuveri, nuk mund të marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Toronto sepse ‘nuk plotëson kërkesat e nevojshme për në konkurs’.
E gjatë, bionde, fizik befasues, 23-vjeçarja Jenna kishte çdo gjë gati për të ‘luftuar’ konkurrentet. Të gjitha, përveç njërës. E reja është regjistruar si një mashkull. Është një transeksuale dhe për këtë arsye drejtuesit e kompeticionit vendosën ta përjashtojnë atë duke ‘respektuar gjithësesi zgjedhjet e saj’.
Vendimi nuk e lejon Jennan të marrë pjesë në Miss Universe Kanada, duke e vënë kështu në diskutim edhe prezencën e saj në të tjera konkurse bukurie. Në vitin 2010 Jenna i ishte nënshtruar një operacioni për të ndryshuar seksin, ku pas vitesh të tëra me kura hormonale ajo duket se ia arriti qëllimit.
“Gjithçka çfarë mund të them është se, më kanë përjashtuar ngaqë nuk jam femër. Por s’ka kuptim, pasi që e vogël jam ndjerë e tillë”, shkruan ajo në Twitter. Sipas saj kjo është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut dhe për këtë çështje tashmë po merret avokati i saj.
Monday, 26 March 2012 11:30 