Lajme Shqip Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 11:55

Prishtinë – Misioni i BE-se për sundim të ligjit, në suficit financiar. Rritet zhgënjimi europian me EULEX-in, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja kosovare Koha Ditore, në materialin kryesor të saj.

Një diplomat evropian, duke ironizuar, thotë se “një mision që nuk arrin të menaxhojë dhe shpenzojë buxhetin e vet, nuk mund të pritet se do ta lufojë krimin e organizuar.

EULEX-i po e humbë përkrahjen tek zyrtarët europianë, kjo gjithnje sipas burimeve diplomatike të Koha ditore, të cilat thonë se zhgënjimi me punën e misionit po shtohet çdo ditë e më shumë tek përfaqësuesit e vendeve anëtare, por një gjë e tillë nuk po thuhet publikisht.

Mungesa e rezultateve konkrete në luftimin e krimit të organizuar, vështirësitë në veriun e Kosovës e, sidomos mosunifikimi i vendeve anëtare rreth punës së misionit, janë arsyet që përmenden si bazë që po e krijon paaftësinë e misionit pët të pasur sukses dhe po e zgjeron pakënaqësinë tek vendet anëtare, shkruan gazeta. (LajmeShqip.com)