Tiranë- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.
Marrëveshja e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, plotëson paketën e financimit për të tre komponentet e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i këtij projekti i cilësuar si prioriteti i qeverisë shqiptare, llogaritet të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh. Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj, IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta, norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata.
Sipas MF-së, 5 banka të huaja zhvillimi shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në financimin e këtij projekti. Ministria e Financave kontraktoi vetëm me tre të tilla për arsye të uljes së kostos totale të projektit nëpërmjet konkurrencës agresive të kompanive të ndërtimit, nga 407 milionë dollarë në 290 milionë dollarë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 April 2012 16:00