Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 12:11

Miranda Kerr jo gjithmonë ka “hequr qafe” këpucët e saja.

Por si duket ajo është lodhur nga to dhe ka vendosur që fundjavën ta kalojë vetëm duke u kënaqur me djalin e saj, pa e pasur kompleksin se si po dukej.

Kerr është parë duke shëtitur mëngjesin e së dielës me djalin e saj Flynn në një park në Beverly Hills, shkruan Daily Mail.

Supermodelja nuk ka harruar të postojë edhe disa fotografi në “Twitter” ku në këtë shëtitje nuk ka munguar as bashkëshorti i saj Orlando Bloom.