Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 12:01

Me siguri që kjo është një nga fotot më të mrekullueshme dhe të rralla të Mirandës të shtrirë lakuriq mbi krevat.

Miranda Kerr, modelja mahnitëse 28 vjeçare ka pozuar nudo për revistën e modës “Harper’s Bazaar”.

Ajo duket aq e përqëndruar në leximin e gazetës së sportit, sa nuk ka arritur të vishet përveçse me një palë këpucë të kuqe dhe të mbulojë flokët e saj të lagur me një peshqir me motive leopardi.

Miranda, gruaja e aktorit Orlando Bloom, do ta mrekullojë kopertinën e revistës Bazaar, e cila do të dalë në shitje javën e ardhshme. Linjat e saj trupore janë mahnitëse, duke patur parasysh që djali i saj Flynn është vetëm tetë muajsh.

Bukuroshja australiane filloi të frekuentonte aktorin e serialit “Piratët e Karaibeve” në 2007-ën dhe u martuan në një ceremoni private, në korrik të vitit të kaluar. Nuk ka asnjë dyshim përse aktori anglez u marros pas saj, aq sa të ecte me të drejt altarit…

Pa dyshim, Miranda është vetë marka e bukurisë. (LajmeShqip.com)