Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 13:00

Libri “Pulëbardha me fat”, i Luis Sepulveda me sa duket ka inspiruar dy mace dhe zog të krijojnë një miqësi të jashtëzakonshme.

Mund të duket e pabesueshme por një reportere lokale nga Michigan ka treguar se si dy macet e saj kanë lejuar zogun e vogël që për dy javë të tëra të rrijë në oborrin e shtëpisë së saj.

Pavarësisht se Robin ka kafazin e tij, ai preferon ta kalojë pjesën më të madhe të kohës pranë vendit ku rrinë macet.

Pronarja e këtyre kafshëve tregon se fillimisht ajo i mbante ato në dhoma të ndara nga frika se mos macet e hanë zogun e vogël, por me kalimin e kohës ajo kishte vënë re një miqësi të çuditshme mes tyre. Historia ngjan me atë filmin vizatimor aq të dashur për fëmijët, ku pulëbardha i mëson maces të fluturojë.