Prishtinë-Ministria e shëndetësisë në Kosovë njofton përmes një komunikate për mediat përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave të QKUK-së.
Një nga drejtorët e emëruar nga kjo ministri është Lutfi Dervishi, i cili aktualisht po gjykohet në rastin “Medicus” për krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të qenieve njerëzore dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Portali LajmeShqip.com kishte publikuar ekskluzivisht dosjen “Medicus” në të cilën Lutfi Dervishi është duke u gjykuar. Procesi kishte nisur me 4 tetor 2011 në skandalin “Medicus”. Aktakuza në rastin “Medicus” është konfirmuar në maj, derisa në korrik një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë dhe ka lëshuar urdhërarrest kundër mjekut turk, të njohur si “Doktor Vdekja”, Yusuf Ercin Sonmez dhe izraelitit Moshe Harel.
Sonmez akuzohet për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore, krim të organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, ndërsa Moshe Harel akuzohet për veprat penale të trafikimit të personave dhe atë të krimit të organizuar.
Mbi mjekun Lutfi Dervishi, djalin e tij Arban Dervishi, Driton Jiltan dhe Sokol Hajdinin, rëndojnë gjithashtu akuza të rënda.
Dy Ekskluzivet e mëhershme të publikuara nga Portali mund ti gjeni këtu: Ekskluzive, Dosja Medicus: Dr. Përbindëshat dhe Ekskluzive (II): Medicus, dokumente të papublikuara
******************************
Deklarata e plotë e Ministrisë në vijim:
Prishtinë, 17.01.2012
Zyra për informim e QKUK-së
Komunikatë për media
Zgjedhen Drejtorët e Klinikave dhe Instituteve në QKUK
Komisioni i emëruar nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr.Nijazi Gashi, ka publikuar rezultatet e konkursit publik për Drejtorë të Klinikave dhe Instituteve të QKUK-së, të shpallur me datën 09.12.2011.
Komisioni ka vendosur që për shkak të mos përmbushjes së kritereve të parapara, konkursi të përsëritet për Klinikën e Dermatovenerlogjisë dhe Klinikën e Onkologjisë.
Komisioni pas testimit me shkrim dhe gojë të kandidatëve, sipas cilësive të vlerësuara dhe kritereve të përzgjedhjes së miratuara nga komisioni, ka vendosur që për drejtorë të Klinikave të përzgjidhen:
Prof. Asocc.Dr. Dalip Limani- Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë
Prof. Dr.Arsim Morina- Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë
Prof. Assoc.Dr. Hasan Ahmeti- Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve
Prof. Ass. Faton Morina- Drejtor i Klinikës së Ortopedisë, Traumatologjisë Lokomotore, Shërbimit Ortopedik
Prof.Assoc. Dr. Lutfi Dervishi- Drejtor i Klinikës së Urologjisë
Mr.Sci.Dr. Skender Telaku- Drejtor i Klinikës Interne
Prof.assoc Dr. Myrvete Paçarada- Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë
Prof. Dr. Adem Limani- Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë
Prof. Assoc. Dr. Kemlmend Spahiu- Drejtor i Klinikë së Oftalmologjisë
Prof. Dr. Osman Sejfia- Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale
Prof. Ass. Dr. Shemsedin Dreshaj- Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse
Mr.Sci.Dr. Valdete Sereqi- Alidema- Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë
Ass.dr. Sci. Valbona Govori- Berisha- Drejtor i Klinikës së Neurologjisë
Mr.Sci.Dr. Muharrem Avdiu- Drejtor i Klinikës së Pediatrisë
Prof.Dr. Mujë Shala- Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë
Prof.Ass. Dr. Nehat Baftiu- Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit
Ass.Dr. Sci. Gazmend Zhuri- Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve të Krahërorit
Prof. Ass. Sebahate Zeqiri- Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit
Mr.Sci.Dr. Bislim Bislimi- Drejtor i Klinikës së Biokimisë
Mr.Sci.dr. Bujar Gjikolli- Drejtor i Klinikës së Radiologjisë
Mr.Sci. Dr. Basri Lenjani- Drejtor i Klinikës së Emergjencës
Tuesday, 17 January 2012 12:07