Prishtinë-Drejtuesit e Sharrcemit premtojnë se deri në fund të vitit do të instalojnë të gjitha mjetet e nevojshme me cka do të ulin nivelin e ndotshmërisë shumë më ulët se sa limiti i lejuar nga Ministria e Mjedisit.
Sipas drejtuesve të Sharrcemit, ekziston një plan i madh në lidhje me zbutjen e efekteve negative në cështjet mjedisore. Mirëpo, për realizimin e këtij plani nevojitet kohë deri në 10 muaj, theksoi drejtori menaxhues, Emmanuel Mitsou.
“I kemi porositë këto makineri që na merr 3-4 muaj që të fabrikohen nëpër pjesë të ndryshme të botës sepse është makineri e rëndë që merr diku përmbi një mijë tonë metal dhe e dyta është se ne duhet të bëjmë kontraktimin për instalimin e këtyre makinerive dhe kjo merë 5-6 muaj kohë deri sa të instalohen”-tha ai.
Zëvendësministri i Mjedisit Ilir Mirena, ndërkaq, thotë se Ministria mund ta mbyll fabrikën nëse nuk përmbushen planet e prezantuara.
Edhe zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, e cila ishte prezente takim, theksoi se Kosova stimulon investimet, por të gjithë duhet t’i respektojnë ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e ambientit. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 09:00