Lajme Shqip Friday, 22 February 2013 10:30

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, të japë disa kritika për repin shqiptar.

Ai ka kritikuar tekstet e hip-hopit shqip duke thënë se gjithnjë kanë tematikë “jetën luksoze”.

Ministri Krasniqi, në postimin e tij në Twitter, bën thirrje që repi te jetë më real.

“Boll mo me #braggadocio ne #Rapshqip se publiku ka nevoje për kange me tekste qe flasin per problemet, sfidat & percvojat e tyne #KeepItReal”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka lavdëruar këngën e grupit Kaos, “Ngoje zemrën tem”.