Një ditë pasi protali “Lajmeshqip” kishte publikuar lajmin se këngëtarja kosovare me famë botërore ka refuzuar të këndoj në Prishtinë në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka qenë ministri kosovarë i Kulturës Memli Krasniqi, ai që ka konfirmuar lajmin. Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi – i cili i prin Këshillit Organizativ të aktiviteteve festive të jubileut – ka thënë se nuk kanë mundur që ta bindin yllin boteror Rita Ora për të kënduar me 17 shkurt në Prishtinë.
“Për shkak të turneut të saj si dhe angazhimeve tjera, Rita Ora e ka pasur të pamundur që të jetë në Prishtinë”, ka thënë ministri Krasniqi. “Ajo nuk do të ketë koncert në kryeqytet për 17 shkurt”, ka shtuar ai. Rita Ora po mban një turne në Britaninë e Madhe.
Sipas ueb-faqes ticketmaster.uk, koncerti më i afërm i 17 shkurtit është ai më 13 në Nottingham, i cili është anuluar për t’u zhvendosur në Leeds po në këtë datë.
Thursday, 24 January 2013 21:47