Prishtinë – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, priti sot shefin e Shtabit të Ushtrisë së Italisë, gjeneralin Abrate Biagio.
Ministri e njoftoi gjeneralin me arritjet e FSK-së, plotësimin e kapaciteteve operacionale, detyrat që presin në të ardhmen, rishikimin e strategjisë së sigurisë, bashkëpunimin me shumë shtete të rajonit dhe të botës.
Çeku e vlerësoi lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe ekipet këshilluese të NATO-s. Në takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e trajnimit në Itali të pjesëtarëve të FSK-së në fusha të caktuara profesionale.
Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Italisë, gjenerali Abrate Biagio, ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar edhe më tej FSK-në, në të gjitha fushat që ka nevojë ajo.
Të dyja palët u pajtuan se ky bashkëpunim i mirë do mund të thellohej dhe zyrtarizohej edhe më mirë përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy ministrive. (LajmeShqip.com)
Friday, 27 July 2012 15:38