Lajme Shqip Sunday, 09 October 2011 15:32

Prishtinë – Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj u nis sot për një vizitë zyrtare në tri shtetet.

Burime zyrtare të MPJ-së kosovare bëjnë të ditur se në takimet e ministrit Hoxhaj me homologët e tij, do të  bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor mes vendeve mike, kontributin e tyre për avancimin e mëtejeshëm dhe përmbylljen më shpejt të procesit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.