Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 13:02

Tiranë – Paraditen e sotme në zyrën e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht e Edmond Haxhinasto si zv/kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Panariti si Ministër i Punëve të Jashtme, Flamur Noka si Ministër i Brendshëm dhe Vangjel Tavo si Ministër i Shëndetësisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.(LajmeShqip.com)