Tiranë – Me kërkesat për rritje të pagës, përmirësim të kushteve të punës dhe ulje të moshës së pensionimit, ka vazhduar me marshimin para dyerve të Kryeministrisë protesta e minatorëve të Bulqizës.
Pak çaste pas protestës së zhvilluar në ambientet para METE, ata kanë jana zhvendosur me shprehjen e pakënaqësisë së tyre, drejt kryeministrisë, duke i adresuar kërkesat për zgjidhje direkt te kryeministri Berisha.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e minatorëve po e vazhdon protestën në Bulqizë.
Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në negociatat me kompaninë ACR, tek e cila i kanë adresuat kërkesat e tyre.
Po që se kërkesat nuk do të plotësohën, minatorët e Bulqizës kanë paralajmëruar përshkallëzimin e pakënaqësisë së tyre me grevë urie.
Monday, 18 July 2011 12:03