Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 11:12

Tiranë – Protesta e minatorëve të Bulqizës ka vijuar edhe sot, përpara zyrave të kompanisë Albanian Crom, ACR. Në protestën e ditës së martë, minatorët shoqërohen nga familjarët e tyre, ndërkohë që fëmijët, të përfshirë një ditë më parë në protestë, vijojnë të braktisin bankat e shkollës.

Ngërçi i marrëveshjes së minatorëve dhe kompanisë kocensionare ACR qëndron në faktin se kjo e fundit nuk e mbështetë kërkesën e punonjësve të saj për largimin e administratorit të minierës nga detyra.

ACR kishte paralajmëruar se nëse minatorët nuk do ktheheshin në punë të hënën, ata do përjashtoheshin nga firma, por minatorët nuk e kanë dëgjuar këtë thirrje, ndërkohë që këmbëngulin në kërkesat e tyre.