Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 13:39

Bulqizë- Në pritje të mbledhjes së komisionit të grevës, e cila do të vendosë nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të protestës (grevës), minatorët e kromit në Bulqizë kanë dalë që prej mëngjesit për të protestuar përpara zyrave të kompanisë Albanian Crom, ACR.

Përfaqësisa e tyre është shprehur se, “ne dita ditës do të përshkallëzojmë protestën tonë deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat”. Ata i bënë thirrje kompanisë ACR se do të firmosim në momentin kur të na garantojnë plotësimin e të gjitha kërkesave, dhe jo vetëm të një pjese të tyre, duke bërë me dije se ngërçi i marrëveshjes së minatorëve dhe kompanisë kocensionare ACR qëndron në faktin se kjo e fundit nuk mbështet kërkesën e punonjësve të saj për largimin e administratorit të minierës nga detyra.

ACR, nga ana tjetër, kishte paralajmëruar pak ditë më parë, se nëse minatorët nuk do ktheheshin në punë të hënën ata do përjashtoheshin nga firma, paralajmërim ky, i cili nuk u mor në konsideratë nga minatorët, që këmbëngulin në kërkesat e tyre dhe kërcënojnë me grevë.