Shkup – Republika e Maqedonisë është e gatshme për vazhdimin e dialogut midis Maqedonisë dhe Greqisë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe i jep mbështetje të plotë procesit që zhvillohet me ndërmjetësim të KB-së, ka thënë shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski në takimin e të premtes në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore Ban Ki-Mun.
Në takimin në selinë e KB-së, siç informoi MPJ-ja, Milloshoski e ka prezantuar edhe dimensionin juridik ndërkombëtar të rastit të Maqedonisë dhe Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Bëhet fjalë edhe për kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Këshillin për të drejtat e njeriut për periudhën të vitit 2013-2016. Në atë kontekst ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme theksoi në dosjen e pasur të respektimit të minoritarëve dhe të drejtave të njeriut që Maqedonia i ka arritur në 20 vitet e kaluara.
Milloshoski dhe Ban Ki-Mun kanë ndryshuar mendime edhe për debatin vijues ndërkombëtar lidhur me reformat e Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Maqedonia angazhohet që reformat të zhvillohen në drejtim të transparencës më të madhe të punës të Këshillit të Sigurimit, si dhe për mekanizma më efikas për anëtarësim të zmadhuar të shteteve më të vogla në procesin e KB-së.
Friday, 29 April 2011 08:28