Lajme Shqip Tuesday, 12 February 2013 14:51

Megjithëse është votuar si një ndër femrat më tërheqëse në botë, aktorja Mila Kunis, si duket nuk dëshiron të flas shumë për jetën e saj private.

 Ylli i “The Black Swan” ka pozuar për edicionin e ri të “Allure” ku edhe ka dhënë një intervistë.

Edhe pse ka folur gjatë për gjithë karrierën e saj deri tani, mediat amerikane citojnë më shumë deklaratën e saj dhënë për lidhjen me Ashton Kutcher.

“ Mendoj se nuk është shumë e rëndësishme të flitet shumë për atë se me kë dal unë, me kë kam dalur dhe me kë do të dal. Kjo nuk flet shumë për mua”, ka thënë Kunis