Të nxjerrësh në dukje atë që dihet, është plotësisht e panevojshme. Një nga programet komike amerikane të quajtur ‘The Roast of…’ ka patur për protagonist kësaj here aktorin Charlie Sheen. Ky program i dedikohet personave të famshëm, për t’i lavdëruar ata dhe mbi të gjitha për t’u tallur me ta.
Të ftuarit e mbrëmjes së Sheen-it kanë qënë edhe Mike Tyson dhe Steve-O (i programit ‘JackAss’). Menjëherë sa pati përfunduar spektakli, ndërkohë që titrat në ekran kishin filluar të dilnin, Steve-O ka dashur të verifikojë vërtetësinë e grushtit të Mike dhe i ka kërkuar atij ta mbaj grushtin lart.
Verifikimi u krye me sukses: hunda e tij gati u thye dhe filloi të gjakosej. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 07:45 