Për revistën Vogue, aktorja Michelle Williams ka folur për filmin ku ka qënë në rolin e protagonistes “My Week with Marilyn”.
Në fillim ka studiuar në detaje, ka lexuar gjithçka mbi figurën e saj dhe ka parë të gjithë filmat e saj. Më pas, madje i është dashur që të shtojë edhe pak në peshë për të arritur linjat e sakta me ato të Marilyn-it. Dhe rezultatin mund ta shikoni në kopertinën e revistës…
Jemi mësuar ta shohim 31 vjeçaren në role të ndryshëm dhe rebelë, si psh, “Dawson’s Creek”, “The secrets of Brokeback Mountain” dhe “Oz: The Grat And Powerful”; por shndërrimi i fundit është vërtetë i mahnitshëm.
“Kam bërë një kurs intensiv nëpërmjet filmave, librave dhe muzikës. Më zë gjumi duke menduar për filmat e saj. M’u desh të shtoja në peshë për të arritur linjat e saj të famshme. Për t’i ngjarë akoma më shumë, mësova që të ecja si ajo…” Filmi “My Week with Marilyn” do të dalë në ekranet e kinemasë gjatë muajit nëntor. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 September 2011 14:33