Lajme Shqip Thursday, 16 January 2014 17:25

Michelle Obama thotë se femrat duhet të kenë të drejtën për të bërë gjithçka që duan, dhe kjo përfshin edhe Botoksin.

Zonja e Parë e Amerikës, e cila të premten (17 janar) mbush 50 vjet, thotë se ajo nuk planifikon të bëjë ndërhyrje plastike, por shton se nuk ka asgjë kundër saj, transmeton Telegrafi.

“Gratë duhet ta kenë lirinë të bëjnë gjithçka që kanë nevojë për të bërë për t’u ndjerë mirë me veten”.

“Për momentin unë nuk e imagjinoj se do të mund të shkoja në atë rrugë, por po ashtu kam mësuar kurrë të mos them kurrë”, ka thënë Michelle gjatë një interviste për People.