Tiranë – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta priti dy reportertët e Këshillit të Evropës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco.
Pas takimit me delegacionin e KiE-së, Meta deklaroi për mediat se “gjatë bisedës me dy reporterët e u fol për situatën politike në vënd, duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit”, ndërsa vuri në dukje se vendimet e gjykatës dhe të institucioneve janë të padiskutueshme.
“Ndamë mendime të përbashkëta për rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve. Vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme,, theksoi kreu i LSI-së, ndërsa e cilësoi me rëndësi realizimin e reformës së re zgjedhore.
“Gjatë këtij takimi , diskutuam edhe për realizimin e reformës zgjedhore.Së bashku me dy reporterët e KiE-së ndamë mendimet për një përfshirje në kodin zgjedhor edhe të problemeve që u krijuan gjatë zgjedhjeve të këtij viti”, nënvizoi Meta, duke u shprehur se “ekspertiza e Komisionit të Venecias është e mirëpritur”.
|
|
Saturday, 02 July 2011 10:20 14 August 2013 13:58
15 July 2013 13:56
5 July 2013 09:27
2 July 2013 17:52
3 April 2013 17:46
2 April 2013 19:02
2 April 2013 16:02
1 April 2013 19:31
28 February 2013 19:39
5 February 2013 18:14