Tiranë – Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit në ikje, Sali Berisha, ka thënë se nuk është në kulturën e tij të pranojë humbjen. Sipas Metës, Berisha nuk duhet të kishte kandiduar për herë të tretë.
“Këto(qendrimet e fundit) kanë të bëjnë me mungesën e kulturës demokratike e reflektuar për fat të keq prej tij. Të mos pranimit të humbjes…
Ishte një pranim i imponuar(i rezultatit të zgjedhjeve) për shkak të një humbje tepër të thellë, por natyrisht e ka të vështirë të pranojë rotacionin, të pranoj vendimin e drejtë dhe plebishitar të qytetarëve.
Në rast se do kishte qenë më i ndërgjegjshëm(për atë që ka ndodhur), sigurisht nuk do të kishte kandiduar për herë të tretë për kryeministër”, ka thënë Meta në një intervistë për “Dita”.
Duke folur për strukturën e re qeverisëse, Meta ka thënë:
“Çdo mazhorancë e re, çdo qeveri e re, dhe çdo kryeministër i ri ka prioritetet e veta. Në harmoni me to ka të drejtën të bëj edhe reforma në strukturën e qeverisë. Mund të them se shpenzimet nuk varen nga numri i ministrave apo dhe i ministrive, përkundrazi. Ky është thjesht një spekulim sipërfaqësor. Do të kemi mundësi të vëmë re edhe me prezantimin e programit të qeverisë, dhe me prezantimin të buxhetit të parë të vitit të ardhshëm se kjo është një qeveri e cila synon të shkurtojë shpenzimet sa më shumë të jetë të mundur, dhe të maksimalizoj efektivitetin e qeverisë dhe gjithë strukturave”.
|
|
Friday, 26 July 2013 12:04 4 April 2014 13:27
25 March 2014 15:20
18 January 2014 19:38
28 December 2013 14:33
21 December 2013 20:28
18 December 2013 15:00
12 December 2013 12:37
19 November 2013 11:59