Lajme Shqip Monday, 05 August 2013 15:25

Tiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhërt e LSI-së. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se ministrat e LSI kanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.

Edmond Panariti e ka komentuar këtë si një takim konsultativ me kryetarin Meta. Ishte një takim konsultativ me Metën. Fola për pjesën e programit që do kem unë si ministër”, komentoi shkurt ai.

Në takim ishin të pranishëm Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimt Europian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit, shkruan Ballkanweb.

Bëhet me dije gjithashtu se Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar më herët një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Menjëherë pas tij, Meta është takuar në selinë e LSI-së me 5 ministrat.