Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 17:40

Berat – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta,  prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryebashkiak për qytetin të Beratit, Ilir Beçolli.

Gjatë takimit me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike, Meta theksoi se “Berati kane nevojë për një vizion të ri dhe kontratë të re”.

Duke u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin e mazhorancës si alternative e projekteve të së ardhmes dhe jo përfaqësuesit e së shkuarës, kreu i LSI-së nënvizoi se “Berati do t`i japë me anë të votës përgjigjen e merituar të gjithë atyre të cilët e kërkojnë bashkinë për t’i shërbyer konfliktit me qeverinë”.

“Berati ka nevojë për një ekip të ri në mënyrë që këtë pasuri të jashtëzakonshëm kulturore, historike, muzeale ta shndërrojë në një mirëqenie të prekshme për të gjithë qytetarët e saj, për të rritur turizmin dhe për ta kthye në një qëndër të fuqishme të gjithë kësaj pjese të Shqipërisë”, tha Meta.

Ai u shpreh i sigurt që edhe Boshti i Jugut, do të bëjë të mundur që qyteti i Beratit të jetë një nga kryeqëndrat e zhvillimit të të gjithë Shqipërisë.

Në përfundim, kreu i LSI-së Ilir Meta përfundoi duke theksuar se “votat për koalicionin “Aleanca për Qytetari”, janë vota për progresin e Beratit për të rritur mirëqënin e çdo qytetari dhe për të çuar përpara të gjitha projekteve në partneritet të ngushtë me qeverinë”.