Zagreb – Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç konsideron se presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç duhet t’i jepet kohë e caktuar “që të lirohet nga hipoteka e të kaluarës”.
Në tekstin autorial për gazetën e sotme të Novi Sadit “Dnevnik” Mesiç vlerëson se Nikoliç tani ka bërë disa kthime politike në karrierën e tij politike, çka nuk përjashtohet një manovër të tillë të bëjë edhe tani.
Mesiç konsideron se Nikoliçit duhet që në mënyrë të hapur t’i thuhet se çka te ai nuk mund të tolerohet dhe t’i vendoset “afat kalimtar”.
“Në këtë periudhë do të konfirmojmë nëse kemi pune me Nikoliçin, udhëheqësin çetnik, ose me Nikoliçi i ridizajnuar i vetëdijshëm për realitetin në të cilin jeton, dhe më shumë, për nevojat e vendit në krye të së cilit u ndal. Sa i përket dëshirave dhe ëndrrave të tij, më së miri është që t’i lejë pas vete. Jetohet dhe punohet në realitet”, thekson Mesiç. “Ardhmëria nuk është në ndërrimin e kufijve, por në hapjen e tyre”, thekson ish-presidenti kroat në shkrimin për “Dnevnik”-un. (LajmeShqip.com)
Sunday, 10 June 2012 17:20