Tiranë – Eprorët e Bibliotekës Apostolike të Selisë së Shenjtë kanë vendosur ta dërgojnë veprën origjinale të “Mesharit” të Gjon Buzukut në Shqipëri, në nëntor të vitit 2012, në kuadrin e jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Njoftimin e bënë të ditur ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logu, në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit.
Përgjegjësit e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, ku ruhet kopja e vetme e veprës më të lashtë të gjuhës shqipe, “Mesharit” të Gjon Buzukut, kanë marrë këtë vendim gjatë mbledhjes që patën dy ditë më parë, në përgjigje të kërkesës së ministrit të Kulturës të Shqipërisë, Aldo Bumçi.
“Meshari” i Gjon Buzukut do të ekspozohet pranë Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, gjatë muajit nëntor 2012.
Saturday, 24 December 2011 11:20 