Lajme Shqip Saturday, 24 September 2011 14:07

Erfurt – Të shtëna me armë zjarri në Erfurt të Gjermanisë mëngjesin e sotëm, gjysmë ore përpara se Papa Benedikti XVI të niste meshën. Episodi ka ndodhur në një postobllok 500 metra larg vendit ku do të zhvillohej ceremonia.

Personi që ka qëlluar konsiderohet nga policia si një individ i çekuilibruar, ndërkohë që është arrestuar menjëherë.

Sipas mediave gjermane një polic është plagosur lehtë, ndërsa asnjë rrezik nuk ka patur për Papën. Gjendja është kthyer në normalitet shumë shpejt, por ende nuk dihet motivi për hapjen e zjarrit. Priten detaje të tjera rreth ngjarjes.