Aktorja e famshme Meryl Streep njihet si një ndër figurat kryesore në Hollywood, që lufton për të drejta të barabarta në mes të dy gjinive.
Si një aktore, ajo shpesh pyetet nga gazetarët “Ti gjithmonë në filmat e tu portretizon një grua të fortë… Pse zgjedh pikërisht kësi role?”.
Kurse këto pyetje të gazetarëve, Streep, i sheh si shumë seksiste.
“Gazetarët kurrë nuk e pyesin asnjë aktor mashkull se pse portretizon një burrë të fortë në filmat e tij”. “E pse ndodh kjo”. “Sepse përgjigjja do të ishte absurde”, është shprehur Streep.
Fituesja e trefishtë e Oscarit, ka thënë që dëshiron të mbahet mend si një humaniste duke shpjeguar që ajo është për një “balancë në mes të gjinive”, dhe që ajo se është njerëzore të ketë të drejta të barabarta në mes të burrave dhe grave.
Wednesday, 30 September 2015 17:22