Lajme Shqip Sunday, 06 May 2012 17:40

Berlin – Në krahinën gjermane Shlezvig – Holshtajn sot po mbahen zgjedhjet krahinore në të cilet pritet garë midis socialdemokratit Zgimar Gabrijerl dhe demokristianes, kancelares Angela Merkel.

Pavarësisht asaj që bëhet fjalë vetëm për një krahinë të vogël me rreth 2,8 milionë banorë dhe rreth 2,2 milionë votues, zgjedhjet në të janë si test para zgjedhjeve federale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas anketave, demokristianët e kancelares Merkel mund të marrin 31, ndërsa socialdemokratët 33 për qind, prandaj flitet për mundësinë që në krahinë në të ardhmen të sundojë “koalicion i madh” prej këtyre dy partive.  (LajmeShqip.com)