Berlin – Evropa duhet t’u përmbahet rregullave të reja të cilat i pranoi për stabilizimin e euros, si dhe të orientojë vëmendjen e zhvillimit ekonomik, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.
Shumica e liderve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, para një jave pranuan të marrin pjesë në marrëveshjen e re për stabilitet të buxhetit për të penguar defiçitet, marrëveshje e cila pritet të bëhet ligj deri në mars.
Merkel theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes duke thënë se rregullat e pranuara duhet të respektohen, që sipas saj nuk do të jetë shumë e lehtë.
Kancelarja gjermane paralajmëroi shkallë të lartë të papunësisë midis të rinjve në Evropë.
Saturday, 17 December 2011 18:10