Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 15:42

Berlin – Kancelarja gjermane Angela Merkel konsideron se duhet të arrihet stabilizimi i Greqisë në suaza të eurozonës dhe se ajo nuk ndan mendimin se Athina duhet të dalë nga unioni monetar, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Shtefan Zajbert.

Dje ministri gjerman i Punëve të Brendshme Hans-Peter Fridrih u deklarua për dalje të Greqisë nga eurozona.

Bundestagu sot do të votojë për ndarje të pakos së dytë shpëtuese për Greqinë.

Në të njëjtën kohë Shtefan Zajbert tha se Qeveria e Gjermanisë është unike lidhur me çështjen se duhet të jepet ndihmë për Greqinë.