Davos – Kancelarja gjermane Angela Merkel do të hapë sot Forumin e 42-të ekonomik botëror në Davos, i cili do të zgjasë pesë ditë.
Merkel, e shoqëruar nga ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, do të mbajë fjalimin hyrës në hapjen e sotme zyrtare të Forumit, i cili vitin e kaluar u hap nga presidenti rus, Dmitrij Medvedev.
Pritet që këtë vit në Forum, në të cilin merr pjesë elita botërore e politikës dhe e biznesit në pushimoren zvicerane alpine, pritet të marrin pjesë 2.500 biznesmenë, politikanë, udhëheqës të organizatave joqeveritare, shkencëtarë dhe gazetarë nga e gjithë bota.
Mes pjesëmarrësve janë drejtoresha e Fondit monetar ndërkombëtar Kristin Lagard, ministri i Financave i SHBA-së, Timoti Gajtner, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil el Arabi. Në Forum është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Bankës Botërore, Robert Zelik dhe kryetarit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi.
Wednesday, 25 January 2012 10:44