Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 10:14

Këtë fundjavë aktori i dashur dhe shumë i talentuar i spektaklit të humorit ka vendosur mos të bënte për të qeshur.

Ai kishte vendosur të kënaqte publikun me performancën e tij si këngëtar në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit.

Për rastësi kemi mundur të shquajmë mes publikut edhe vetë regjisorin e “Portokallisë”, Altin Basha me bashkëshorten dhe dukeshin mjaft të zbavitur nga performanca e Gaz Pajës, i njohur më mirë si Menaxheri.

Për ata që e kanë ndjekur herë pas here gjatë “Portokallisë”, aftësia në këndim nuk është befasi.