Talentet shqiptarë nuk kanë të sosur! Kësaj radhe e kemi fjalën për Melinda Ademin, vajzën kosovare që ka qenë konkurrente e “American Idol” të sezonit 10.
17 vjeçarja jeton në New Jersey pasi është një refugjate e luftës në Kosovës. Nga ajo periudhë e tmerrshme e jetës së saj, mban mend shumë pak, pasi ishte e vogël. Por kjo gjë nuk ka bërë që të druhet dhe të konkurrojë në një konkurs kaq të fortë përballë audiencës amerikane.
“American Idol” është një konkurs në kërkim të zërave të talentuar dhe bukuroshja shqiptare ka kënduar përballë jurisë të përbërë nga të famshmit Randy Jackson, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler. Një performancë e shkëlqyer dhe një gjykim i menjëhershëm i jurisë për t’i thënë “Mirëserdhe në Hollivud për të jetuar ëndrrën amerikane”.
Melinda Ademi, megjithëse nuk arriti të ishte fituesja e këtij konkursi, ajo është një vajzë që ka fituar simpatinë e amerikanëve, simpatia e të cilëve duket në komentet që asaj i lënë në Twitter dhe FaceBook.
Megjithëse ëndrrat e saj janë shumë të mëdha, ajo është shprehur se do të luftojë gjithçka për t’ia arritur.
Melinda Ademi, një këngëtare shqiptare e Kosovës që duhet të njihet nga të gjithë ne. Nuk ka nxjerrë ende një këngë të saj, por këngët e këngëtarëve të mëdhenj që ka kënduar dhe postuar në YouTube, do t’ju bëjnë të kuptoni se kush është ajo.
Një personazh me të cilin duhet të krenohemi të gjithë! (LajmeShqip.com)
Thursday, 03 November 2011 08:10