Lajme Shqip Friday, 04 May 2012 17:55

Tiranë –  Rastet e reja me melanomë, apo kanceri i lëkurës, janë në rritje në botë, ashtu dhe në vendin tonë, dhe kjo për shkak të moskujdesit dhe mungesës së informacionit. Ndërkohë, në Ditën Botërore të Melanomës, por edhe me afrimin e sezonit veror, mjekët apelojnë për të treguar më tepër kujdes me ekpozimin në diell.

I pranishëm në një konferencë shkencore për Melanomën, të mbajtur në Hotel Tiranë International, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se “konferenca ka një rëndësi të veçantë, për të sjellë në vëmendje të të gjithëve dignostikimin dhe parandalimin e kesaj semundje ku jo pak kane humbur kete beteje”. Vasili tha se “kjo pasi melanomat janë të  lidhura  me ekspozimin e rrezeve ultraviolet në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë të më të shkurtra, por shumë intensive”.

“Melanoma eshte kanceri i lëkurës më i zakonshëm  në mbarë botën, por është edhe një nga llojet më të rënda, më te rrezikshme te kancerit të lëkurës zhvillohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave melanocite. Kjo sëmundje është në rritje, si ne bote edhe ne vendin tone”, tha Vasili, duke theksuar se “melanoma është me frekuence me te larte ne grupmoshen e re”.

Shefe e Shërbimit të Dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ermira Vasili përcolli dhe këshillat përkatëse për t’u mbrojtur nga kanceri i lëkurës. “Duhet te mbajme parasysh kujdesin që të mos digjemi nga dielli, shmangjen e diellit në oraret e rrezikshme ora 10:00 – 16:00, përdorimin e kapeleve  me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV, përdorimin e veshjeve per  mbrojtje dhe qëndrimit në hije, përdorimin përherë te produkteve mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit”, tha ajo.

Ndërkohë, Vasili theksoi se kujdes më të veçantë duhet treguar  sidomos për foshnjat dhe fëmijët të cilet kanë lëkure delikate, por dhe me të moshuarit te cilet  kanë nevojë për të mbrojtur  lëkurën e tyre. Sipas saj, të gjithë duhet të kontrollojnë lëkurën rregullisht për çdo ndryshim të pazakontë që mund të veme re dhe t’i drejtohemi  mjekut. (LajmeShqip.com)