Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 10:00

Meksiko City – Paralajmërimi për stuhi është kumtuar në pjesën jugore të shtetit meksikan Kintana Roo, lidhur me afrimin e uraganit Rina, transmetojnë agjencitë botërore.

Autoritete lokale kumtuan se uragani është i kategorisë së dytë sipas shkallës pesëgradëshe të Safir-Simpson, por edhe më tej vazhdon të grumbullojë fuqi.

Alarmi ishte shpallur në territorin e disa rajoneve turistike, duke përfshirë edhe vendpushimin Kankun.

Uragani sjell shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme. Qendra e  Rinas për momentin është 425 kilometra  në juglindje  të kryeqytetit të shtetit Kintana Roo – Çetumal. Uragani është shoqëruar nga erërat me shpejtësi prej 175 kilometrave në orë dhe ngadalë lëvizë  në perëndim.

Meteorologët paralajmërojnë se sot Rina mund të përforcohet deri në shkallën e tretë.

Autoritet meksikane përpiluan planin fillestar për ofrimin e ndihmës banorëve, ndërsa  janë përgatitur edhe banesa të përkohshme,  në të cilat nëse ka nevojë do të vendosen njerëzit.