Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 15:31

Megjithëse pozicionin e ikonës së xhinseve dhe të brendshmeve Armani e ka zënë Rihanna, një vend mjaft i rëndësishëm është ruajtur edhe për bukuroshen Megan Fox.

Pa dyshim që Megan ka diçka vërtetë me vlerë, aq sa kjo perandori e madhe, siç është Armani, nuk dëshiron ta lërë t’i ikë!

Por këtë herë aktorja e re ka pozuar me rrobat veshur dhe kamera është përqendruar në fytyrën e saj të mrekullueshme, duke reklamuar në këtë mënyrë gamën e kozmetikës Armani për edicionin e  Krishtlindjeve.


Megan 25 vjeçare, e cila është e martuar me aktorin Brian Austin Green, ka qenë fytyra dhe më e rëndësishmja, ka qenë trupi i të brendshmeve dhe xhinseve Armani, që më pas u zëvendësua nga Rihana në korrik.

Megjithatë Megan mbetet një frymëzim për shtëpinë italiane të modës. (LajmeShqip.com)