Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 14:30

Megan Fox e njohur për tatuazhin e saj unik, atë të Marilyn Monroe, duket se është mërzitur dhe po përpiqet që ta heqë. Sigurisht që për të hequr tatuazhin e madh në krahun e saj nuk është aq e lehtë, dhimbja që shkakton lazeri është e padurueshme!

Shumica e njerëzve kanë deshirë t’i heqin tatuazhet, pasi përmbajtja e tyre me kalimin e viteve e humb rëndësinë e saj. Për shembull Agelina Jolie ka patur tatuazh emrin e ish-burrit të saj Billy Bob, tatuazh të cilin e hoqi më vonë pas ndarjes prej tij. Dhe me sa duket, edhe Megan e ka hequr fiksimin e saj për Marilyn-in!

Në videon e paraqitur dallohet qartë tatuazhi i saj, si dhe stili i saj unik. (LajmeShqip.com)