Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 16:50

Bruksel – Kriza debitore në Evropë nuk do të tejkalohet për kohë të shpejtë, ndërsa vendimet e zgjidhjes së përgjithshme për dalje nga kriza debitore “për momentin në mënyrë teknike dhe politike është e parealizueshme”, vlerësojnë mediat evropiane dhjetë ditë pas samitit të fundit të BE-së në Bruksel. 

Me thellimin e krizës në eurozonë rritet edhe aktiviteti i politikanëve evropian, të cilët përgatitën për përmirësim të potencalit financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe për forcimin e rregullave financiare të euros.

Kjo gjendje sot është më e theksuar për shkaqe që vdekja e liderit koreanoverior Kim Xhon-Il shkaktoi edhe druajtje nga jostabiliteti në Azi.

Ministrat e financave të vendeve-anëtare të BE-së sot duhet ta shqyrtojnë versionin e planit për eurozonën, që duhet të përfundojë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Takimi mbahet pasi që liderët e BE-së në samitin kyç në fillim të muajit në Bruksel nuk arritën të dakordojnë plan për zgjidhjen e problemeve financiare në rajon.

Ministrat e financave, gjithashtu, duhet të bisedojnë për planin e propozuar në Samitin e BE-së për zgjerim të buxhetit të FMN-së me 200 miliardë shtesë në formë të huave dypalëshe.